Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: 62 vjet heqje lirie për gjashtë persona që përdhunuan një vajzë të mitu
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022. “Të akuzuarit B. R, D. RR, B. S, M. S, F. S, M. R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi kanë kryer veprën penale të dhunimit. I akuzuari B. RR është dënuar me dymbëdhjetë vjet heqje lirie, ndërsa të akuzuarit D. RR, B. S, M. S, F. S dhe M. R janë dënuar me nga dhjetë vjet heqje lirie”, thuhet në njoftimin e gjykatës. Dy nga të akuzuarit janë liruar. Të gjithë ishin akuzuar në dhjetor të vitit 2022 nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një 11 vjeçareje në qershor të vitit 2022 në Prishtinë. Ngjarja e denoncuar nga familja e viktimës dy vjet më parë, kishte nxitur reagime të ashpra të institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Fillimisht autoritetet thanë se e mitura ishte përdhunuar në gusht të vitit 2022 në një park në Prishtinë, por hollësitë e paraqitura më vonë treguan se ndaj të miturës janë kryer disa raste të përdhunimit në një periudhë mbi një vjeçare.
Është formuar ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:46 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.59 Sekonta